Lajme

Krasniqi: ‘Lule Gjeli’ nuk është një individ, por fytyra e një makinerie propagandistike, koha të përballen me drejtësinë!

07/25/2026 21:28
nga:Y I

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar në lidhje me debatin e fundit për profilet e rreme në rrjetet sociale e veçanarisht profilin e shumëpërfolur ‘Lule Gjeli’.

Krasniqi duke iu referuar LVV-së tha se të njëjtit për vite të tëra mbollën urrejtje, shpifje e linçim si armë politike dhe se tani është koha të përballen me drejtësinë.

“Lule Gjeli” nuk është një individ, por fytyra e një makinerie propagandistike” shkruan Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.

‘Albini, Dejona dhe kushdo që ndërtoi e drejtoi këtë mekanizëm duhet të japin llogari para drejtësisë’ mbyll shkrimin Krasniqi.

Reagimi i plotë: