Lajme

Krasniqi: Lipjani ka nevojë për t’u kthyer në rrugën e duhur, Shukri Buja ka treguar se di të bëj punë të mëdha!

10/01/2025 16:36
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Lipjan ku është takuar me banorë të kësaj komune.

Krasniqi në fjalën e tij tha se ‘sot, më shumë se kurrë, Lipjani ka nevojë të kthehet në shtëpi të vërtetë për të gjithë qytetarët, një vend me zhvillim, investime dhe dinjitet’.

Ai tha se tashmë s’ka kohë më për lojra, nuk ka kohë për aventura e eksperimente është koha për kthim të zhvillimit.

“Lipjani ka nevojë për t’u kthyer në rrugën e duhur. E dimë të gjithë dhe e kmi parë për ka shumë vjet Lipjani nuk është aty ku duhet dhe ku mund të jetë, ka pas mundësi po ka humbur vite, ka patur potencial por ka ngecur dhe prandaj u desh që Shukri Buja t’i përvjelë mëngët përsëri, t’a marr barrën mbi supe dhe të rikthehet për t’a drejtuar Lipjanin në rrugën e duhur . Shumë prej jush më keni thënë Lipjani ka nevojë për një njeri të vendosur për një njeri që e njeh punën dhe jo më për eksperimete politike. Nuk ka kohë më për lojra, nuk ka kohë më për aventura e eksperimente është koha për kthim të zhvillimit, është koha për projekte konkrete, është koha për një kryetar i cili jo vetëm që e njeh Lipjanin në katër anët e tij por që ka vetëm kete angazhim për Lipjanin çdo ditë te jetes së tij dhe s’ka punë të tjera” tha Krasniqi në fjalën e tij raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: