Lajme

Krasniqi: Ligjërimi i Kurtit është qetësues për analfabetët funksionalë

02/28/2024 12:20
nga:G C

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar ligjërimet e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë me dije se pretendimi i Kurtit se po dëshiron nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe në të njëjtën kohë deklarimi se nuk e ka pranuar atë, është manipulim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ky ligjërim është qetësues për analfabetët funksionalë.

“Albin Kurti sa mundet thotë po due me e nënshkrue Planin Franko-gjerman, Planin e Ohrit dhe Draft-Asociacionin (ankohet se po refuzon Vuçiqi) por në të njëjtën kohë thotë se nuk i ka pranue. Ky është ligjërim tipik i Posttruthit, (PostVërtetës) ku dominon manipulimi emocional dhe kundërnarrativa jologjike. Ky ligjërim është si sedativ (qetësues) për analfabetët funksionalë. Me të u shtohet oreksi, flejnë rehat edhe vetëm presin të lumtur ditën kur kanë me e braktisë Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.