Lajme

Krasniqi, LDK: Mashtrimet e Qeverisë për rrugën Prishtinë-Mitrovicë nuk kanë të ndalur

05/04/2024 15:13
nga:Y I

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi tha se mashtrimet e qeverisë për këtë rrugë nuk kanë të ndalur.

“Disa herë e kam ngritur çështjen e rrugës Prishtinë-Mitrovicë në Kuvend dhe në reagime publike. Ministri Liburn Aliu dhe Kryeministri Kurti patën gënjyer publikisht duke thënë se kjo rrugë do të përfundoj brenda 12 muajve. Kontrata me kosto 25 milionë euro për ndërtimin e kësaj rruge paska afat kohor prej 25 muajve për përfundimin e punimeve. Mashtrimet për vite me radhë dhe torturimet që po ju bëhen qytetarëve të Vushtrrisë e Mitrovicës është e padrejtë dhe do të ndëshkohet nga qytetarët për këto premtime të parealizuara e mashtrime koti” tha Krasniqi.

Ajo tutje deklaroi se “për 4 vite pushtet qeveria Kurti nuk do ta përfundoj rrugën për Mitrovicë dhe asnjë investim tjetër kapital”

“Do të mbaheni në mend si qeveri e mashtrimeve dhe Qeveri pa asnjë punë të hajrit” deklaroi Krasniqi.

Reagimi i plotë: