Lajme

Krasniqi: LDK ka nevojë për reflektim, energji të re dhe zgjedhje të brendshme

06/24/2026 22:42
nga:Genita C

Rrezarta Krasniqi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me disa anëtarë të degës së LDK-së në Vushtrri, ku ka marrë pjesë një grup aktivistësh dhe përfaqësuesish të partisë me përvojë të gjatë në strukturat e saj, raporton GazetaBlic.

Ajo ka thënë se biseda ka qenë e hapur dhe e fokusuar në kontributin dhe përkushtimin e tyre ndaj LDK-së ndër vite.

Sipas saj, në këto takime po vërehet një kërkesë për reflektim të brendshëm, rritje të përgjegjësisë dhe një qasje të re që do ta forconte partinë.

Krasniqi ka theksuar se LDK ka nevojë për energji të re, për përfshirje më të madhe të anëtarësisë dhe për zgjedhje të brendshme që u japin zë strukturave dhe aktivistëve.