Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur në lidhje me paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë mbi 60% të votave.
Krasniqi tha se këto deklarata bëhen nga pushteti për të manipuluar qytetarët por s’e e vërteta është ndryshe.
“Deklarimet e tilla nga pushteti bëhen me qëllim për të manipuluar qytetarët duke shfaqur pretendime të rreme se ka mbështetje të madhe të popullit, por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Këtë e konfirmojnë edhe matjet që së fundmi kemi pranuar në rajonin e Dukagjinit”
Ajo potencoi se nga anketat që janë bërë, LDK-ja, prin me rreth 40% në komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik.
“LDK-ja prin me rreth 39-40 përqind në zgjedhje nacionale, fjalën e kam për për Komunën e Pejës, Komunën e Istogut, Komunën e Deçanit, Klinës dhe Junikut, ku është realizuar një anketë me mbi 2 mijë të anketuar” deklaroi Krasniqi për “Gazeta Blic”

Rrezarta Krasniqi, LDK!
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se janë të gatshëm të shkojnë në çdo kohë në zgjedhje.
Madje, nga ky subjekt politik, kanë thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë mbi 60% të votave në total.
“Vetëvendosja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, natyrisht që nuk na duhet të kemi zgjedhje, ne po vazhdojmë të punojmë. Kryeministri, ministrat dhe kuvendi po vazhdojmë punën tonë, jemi të gatshëm çdo moment të shkojmë në zgjedhje, nuk shoh të paktën deri në fundin e këtij viti që do të këtë zgjedhje. Më punën që po e bën Qeveria Kurti dhe ministrat e qeverisë, unë jam i bindur bashkë me ndihmën e diasporës se do të arrijmë 60 % të totalit të votave” deklaroi sot për “Gazeta Blic” deputeti i LVV-së, Halil Thaqi.
/Gazeta Blic/
Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, do t’i fitojmë 60 për qind të votave
Time Kadrijaj: LVV-ja, 60% as që munden me i ëndërru, i kanë zhgënjyer qytetarët!


