Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arriti ta marrë rezultatin që kishte pritur.
LDK u rendit e treta duke marrë mbi 13% e votave.
Albert Krasniqi tha se ky subjekt politik duhet ta mendojë seriozisht një ri konceptim të identitetit të vet.
Krasniqi dha edhe arsyet se pse duhet të ndodh kjo.
“LDK-së nëse ia shohim elektoratin dhe si është formuar, është një lëvizje qytetare, nuk është parti politike klasike ashtu siç është PDK edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe elektorati i saj lëviz kudo që e sheh se është në interes të vendit dhe e shihni se kur bie LDK rritet Vetëvendosje”, deklaroi ai në Klan Kosova.


