Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratave të tij në konferencën e sotme, lidhur me qytetarët që po shkojnë në Gjermani për të punuar.
Krasniqi, ka thënë se Kurti ka bërë fyerje të madhe duke i quajtur analfabetë, qytetarët që largohen si punëtorë krahu.
“Poshtrim më të madh nuk ka se sa ky”, tha ajo.
Krasniqi ka kërkuar nga Kryeministri Kurti, që t’iu kërkoj falje qytetarëve për këtë deklaratë.
Reagimi i plotë:
Albin Kurti sot bëri fyerjen më të madhe ndaj qytetarëve, të cilët si rezultat i keqqeverisjes së tij detyrohen ta lëshojnë vendin çdo ditë.
Kurti i quajti analfabetë ata që po largohen për të punuar në Gjermani, për një jetë më të mirë.
Poshtrim më të madh nuk ka se sa ky.
Kërkoju falje qytetarëve.
Kryeministër i turpit!