Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Kryeministrit Albin Kurti, për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.
Krasniqi ka thënë se Kurti nuk po e respekton as rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila e obligon atë që të raportojë para dhe pas çdo veprimi që ndërlidhet me dialogun.
“Ju duhet ta dini se kjo qasje mospërfillëse ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës është e dëmshme dhe duhet të ndryshohet sa më parë praktike e keqe që keni nisur ta instaloni, me injorim të Kuvendit dhe të opozitës. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të njoftohet paraprakisht me agjendën me të cilën Kosova shkon në Brkusel, pra të dihet qartë çka do të diskutohet atje dhe cili do të jetë pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë”, tha Krasniqi.
Deputetja Krasniqi, po ashtu ia ka kujtuar Kryeministrit Kurti deklarimet se do ta nis dialogun me serbet lokal para se të dialogojë me shtetin Serb, për çka thotë se ka shkelur të gjitha parimet.
“Është një thënje që e përdorë populli kur njëriu tregohet i keq, si (Parja e prish njerin), e juve ju ka prish si duket pushteti, sepse keni ndryshuar aq shumë sa që kam dyshime që nuk po e njihni as vetën. Me duhet t’iu kujtoj se para se të vinit në pushtet keni thënë se dialogun do ta nisni nga poshtë – lartë, pra se do të dialogoni me qytetarët serbë në Kosovë dhe jo me Serbinë, por kjo ra poshtë dhe u harrua sapo erdhet në pushtet, pastaj keni thënë se nuk do të takoheni me Vuçiqin pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, kërkim falje nuk kishte por dialog po, u harrua edhe kjo nga ju, pastaj vazhdimisht keni thnë se do të vendosni reciprocitet dhe çdo marrëdhënie me shtetin serb do të jetë reciproke, nuk ndodhi as kjo. Pra, të gjitha parimet e dhëna rreth çështjes së dialogut i keni shkelur, bashkë me shumë fjalë e premtime tjera, përmes të cilave keni mashtruar qytetarët e këtij vendi”, ka thënë ajo në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë të saj:
Kryeministër qysh shkoj takimi me Vuçiqin?
Po ju pyes sepse juve nuk po iu bie ndërmend që të bashkëpunoni me opozitën e të respektoni institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e ditur se e keni miratuar edhe një rezolutë me të cilën obligoheni t’i raportoni Kuvendit të Republikës së Kosovës para dhe pas çdo veprimi që do të ndërmerret lidhur me dialogun me Serbinë.
z. Kurti e keni nisur gabim dialogun, madje keni shkelur edhe parimet tuaja, me të cilat keni manipuluar me ndjenjat e qytetarëve e veçanërisht me ndjenjat e familjarëve që ende nuk din asgjë për fatin e më të dashurve të tyre ende të pagjetur. A i përmende të pagjeturit në takim? Çka do t’iu thuash qytetarëve që i keni mashtruar se nuk futeni në bisedime pa u gjetur edhe pagjeturi i fundit, derisa me nxitim dhe fshehurazi takoheni për të dialoguar.
Po e them fshehurazi, sepse si Kuvend i Republikës së Kosovës nuk jemi njoftuar fare për këtë takim dhe agjendën e këtij takimi, vetëm nga ajo çfarë është raportuar në media. E kjo konsideroj së është e dëmshme edhe për demokracinë. Pastaj mungesa e transparencës në raport me dialogun e bënë të dyshimt këtë proces, z. Kurti, ju vet keni kritikuar vazhdimisht qeveritë në të kaluarën për mungesë të transparencës, çka ndodhi që i harruat ato kritika dhe fare nuk i kushtoni rëndësi kësaj çështje.
Ju duhet ta dini se kjo qasje mospërfillëse ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës është e dëmshme dhe duhet të ndryshohet sa më parë praktike e keqe që keni nisur ta instaloni, me injorim të Kuvendit dhe të opozitës. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të njoftohet paraprakisht me agjendën me të cilën Kosova shkon në Brkusel, pra të dihet qartë çka do të diskutohet atje dhe cili do të jetë pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë.
Në bazë të deklarimit tuaj ne kuptuam se janë refuzuar propozimet tuaja, si deklarata për paqen e cila për mendimin tim nuk ka qenë e nevojshme të kërkohet, sepse kjo bëhet vetëm në ato raste kur vendet rrezikojnë të hyjnë në luftë, e ne nuk e kemi këtë rrezik derisa e kemi praninë e KFOR-it këtu. Besoj këtë e keni ditur edhe ju. Një tjetër deklaratë ishte edhe ajo për refuzimin e librave, z. Kurti atje nuk shkohet për të bërë demagogji, duhet ta keni të qartë këtë sepse po e përfaqësoni shtetin e Republikës së Kosovës.
Është një thënje që e përdorë populli kur njëriu tregohet i keq, si (Parja e prish njerin), e juve ju ka prish si duket pushteti, sepse keni ndryshuar aq shumë sa që kam dyshime që nuk po e njihni as vetën. Me duhet t’iu kujtoj se para se të vinit në pushtet keni thënë se dialogun do ta nisni nga poshtë – lartë, pra se do të dialogoni me qytetarët serbë në Kosovë dhe jo me Serbinë, por kjo ra poshtë dhe u harrua sapo erdhet në pushtet, pastaj keni thënë se nuk do të takoheni me Vuçiqin pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, kërkim falje nuk kishte por dialog po, u harrua edhe kjo nga ju, pastaj vazhdimisht keni thnë se do të vendosni reciprocitet dhe çdo marrëdhënie me shtetin serb do të jetë reciproke, nuk ndodhi as kjo. Pra, të gjitha parimet e dhëna rreth çështjes së dialogut i keni shkelur, bashkë me shumë fjalë e premtime tjera, përmes të cilave keni mashtruar qytetarët e këtij vendi.
Nëse e keni ditur se nuk mund ti përmbaheni atyre parimeve nuk është dashur të mashtrohen qytetarët deri në këtë pike. Sepse nuk ua kanë pasur me borxh. Dhe duhet ta dini një gjë se shteti nuk mbahet me demagogji, por me punë Kryeminisër, me përkushtim, profesionalizëm dhe transparencë.
Ju faleminderit për vëmendje,


