Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka nivel paniku që s’e kupton dot pse.
”Po them nuk e di a e ka panikun për shkak të tubimeve të vakëta që i ka, mungesës së njerëzve, mungesës së entuziazmit, apo është e vetmja mënyrë që bon fushatë”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Tutje Krasniqi u shpreh se lideri i Vetëvendosjes do veç konflikt e përçarje.
”Nuk kemi me ia dhonë më mundësinë e as kënaqësinë me u përça”.
”Ai le t’i grahë me të veten kaloftë mirë, na jemi tuj folë me qytetarë, s’jemi tuj folë me Albin Kurtin. Block e ka. S’ka puls Albin Kurti, u kry kjo punë”.
”Vota nashta ka diçka, po puls nuk ka”.