Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpallur zgjedhje të reja nacionale, pas atyre të 9 shkurtit që janë mbajtur këtë vit.
Në emisionin “Kosova Today” ai ka thënë se këtë Kurti e pohoi gjatë një tubimi që pati me diasporën në Londër të Britanisë së Madhe.
“Fjalimin e Kurtit për 25 minuta sa kam arritur ta dëgjoj, për mua ishte shpallje e zgjedhjeve të reja. Nga Londra, Kurti i shpalli zgjedhjet e reja dhe e pranoi një fakt që nuk na ka thënë më herët – që nuk i ka numrat,” ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka deklaruar se Kurti i pati votat për të formuar Qeverinë e re vetëm kur ishte në diskutime me Nismën Socialdemokrate.


