Lajme

Krasniqi: Kryeministër “largpamës” që sulmon e nënvlerëson SHBA-në – Kështu duket kur arroganca vishet me petkun e pushtetit

12/11/2025 12:58
nga:Sh R

Rrezarta Krasniqi, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurti, i cili tha se qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “është çështje e ambasadës”, raporton GazetaBlic.

Krasniqi e krahasuar këtë deklaratë të ngjashme me një komunikimin ndaj ndonjë OJQ-je të lagjes, sic thotë ajo.

Postimi i plotë:

Kur Albin Kurti thotë se qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së ndaj VV-së “është çështje e ambasadës”, duket sikur po flet për ndonjë OJQ të lagjes, jo për aleatin që e ka sponsorizuar pavarësinë Kosovës.

Kryeministër “largpamës” që sulmon e nënvlerëson SHBA-në. 🤦🏻‍♂️

Ja pra, kështu duket kur arroganca vishet me petkun e pushtetit, ndërsa qytetarët paguajnë faturën e aventurave të tij politike. Kujt po i shërben ky Kryeministër?