Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, si dhe udhëheqës të tjerë të kësaj sindikate për të diskutuar mbi “sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen” mësimdhënësit në Kosovë.
Krasniqi tha se këtyre sfidave do t’iu vijë fundi pas zgjedhjeve me planprogramin e kandidatit të partisë së tij për kryeministër, Bedri Hamza.
“Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë”.