Lajme

Krasniqi: Kosova po izolohet për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë në detyrë

05/09/2025 16:37
nga:Sh R

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se Kosova po izolohet për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë në detyrë, raporton GazetaBlic.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se masat ndëshkuese të BE-së janë pasojë direkte e arrogancës dhe refuzimit të bashkëpunimit me partnerët tanë.

Ajo thotë se Kosova ka nevojë për lidership që kupton diplomacinë, partneritetin dhe rëndësinë e dialogut për të ecur përpara në rrugën evropiane.

Ndër të tjera shton se integrimi evropian nuk arrihet me inat politik, por me diplomaci dhe përgjegjësi.

Postimi i plotë:

9 Maji – Dita e Evropës 🇪🇺 🇽🇰

Ndërsa Evropa feston unitetin, Kosova po izolohet për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë në detyrë. Masat ndëshkuese të BE-së janë pasojë direkte e arrogancës dhe refuzimit të bashkëpunimit me partnerët tanë.

Kosova ka nevojë për lidership që kupton diplomacinë, partneritetin dhe rëndësinë e dialogut për të ecur përpara në rrugën evropiane. BE nuk është armik – është rruga që kemi zgjedhur. Sot është dita për të reflektuar dhe për të punuar e lobuar për anëtarësim sa më të shpejtë.

Integrimi evropian nuk arrihet me inat politik, por me diplomaci dhe përgjegjësi.