Lajme

Krasniqi: Kolegët nga partitë opozitare nuk ishin të gatshëm, njësoj si ne, për zgjedhje!

05/29/2024 16:19
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se PDK-ja javëve të fundit ka pasur një angazhim të shtuar për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ai deklaroi se mundësia për shpërbërjen e Kuvendit tashmë është ezauruar .

Krasniqi tha se nevoja për zgjedhje të parakohshme ka ardhur për shkak të keqqeverisjes .

“Më tepër se dëshirë partiake, zgjedhjet e parakohshme ishin një nevojë qytetare”

“Për fat të keq, kolegët tanë nga partitë opozitare nuk ishin të gatshëm njësoj si ne. Ndoshta atyre u duhet më shumë kohë, por koha nën këtë qeverisje po shkon në dëm të qytetarëve” deklaroi Krasniqi raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: