Lajme

Krasniqi: Kaçaniku mbetet kalaja jonë e pamposhtur

01/18/2025 19:39
nga:Sh R

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, në kuadër të tubimeve për fushatën zgjedhore sot ka qenë në fshatrat e Kaçanikut.

Në dy postime të ndara në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka qenë në Elezaj dhe në Biçec.

Ai ka thënë se Kaçaniku mbetet kalaja e pamposhtur.

“Biçec: Shumë. Bashkë. Frymëzuese! Dje, sot dhe, padyshim edhe nesër, Kaçaniku mbetet kalaja jonë e pamposhtur!”

“Elezaj, Kaçanik: Energji. Moblizim. Fitore!”, ka shkruar Krasniqi në postimet e tij.