Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se po funksionalizohet Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky lajm i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane.
Ajo ka shtuar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme si deputete për funksionalizimin e këtij spitali.
Postimi i saj i plotë:
Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë po funksionalizohet.
Edhe pse vonë, edhe pse ka mundur të punohet më shpejt e të bëhet gati më herët, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane.
Përpjekjet e mia si deputete për funksionalizimin e këtij spitali ishin të vazhdueshme. Nevojën e qytetarëve dhe zërin e profesionistëve shëndetësor e kisha paraqitur si problem në vazhdimësi, e pastaj edhe si amandament ku dhe kishte kaluar me sukses.
Pushteti duhet të punojë shumë seriozisht në këtë fushë.
Duhet seriozisht të përkujdeset për kushtet e punës dhe dinjitetin e profesionistëve shëndetësor, sepse numri i ikjes së mjekëve nga sektori publik është i frikshëm.