Lajme

Krasniqi: Jam dëgjuar me Thaçin e Veselin pas raundit të dytë të zgjedhjeve

11/17/2021 23:14
nga:M K

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se pas rezultatit zgjedhor të 14 nëntorit, ka biseduar me ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e partisë Kadri Veselin.

I pyetur nëse nëse pas këtij rundi zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve pati diskutime mes tyre, Krasniqi tha se është dëgjuar shkurtimisht me ta.

”Unë bisedoj me ta [Kadri Veselin & Hashim Thaçin] në kuptimin miqësor, para së gjithash.

Sepse përtej pozicionesh dhe bashkëpunimit ne kemi krijuar raporte miqësore, por po jam dëgjuar shkurtimisht me ta, po”, tha Krasniqi në Rubikon.

Memli Krasniqi: Nuk mendoj që duhet të rrëzohet kryeministri Kurti