Profesori universitar Milazim Krasniqi ka ironizuar me pretendimin e shefit të KOSTT-it, i cili ka thënë se mungesa e energjisë elektrike është si pasojë e zhvillimit ekonomike.
Derisa ka treguar se rajoni i Gjilanit po përballet me reduktime të ashpra të rrymës, ai ka thënë se ky rajon po e përjeton një zhvillim të hovshëm ekonomik.
“Zhvillimi i hovshëm ekonomik nuk ka të ndalë në Kosovë, sidomos kah Gjilani e Ferizaj, ku sipas disa dëshmitarëve, nuk ka rrymë deri në 14 orë”, ka shkruar Krasniqi.