Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Albin Kurtin për përdorimin e emrit të Ibrahim Rugovës në fushatë, duke e quajtur këtë hipokrizi politike, raporton GazetaBlic.
Ajo tha se Rugova dhe LDK-ja përfaqësojnë urtësi, maturi dhe orientim perëndimor, të cilat Kurti i ka kundërshtuar më parë, dhe e cilësoi përvetësimin e emrit të Rugovës si fyerje për familjen dhe qytetarët.
Postimi i plotë:
Albin Kurti sot flet në emër të Ibrahim Rugovës, ndërsa dikur e quante “kolaboracionist”.
Kjo është hipokrizi e pastër politike. Nuk mund ta fyesh Rugovën për vite dhe sot ta përdorësh emrin e tij për hallin tënd politik.
Presidenti Rugova dhe LDK-ja përfaqësojnë urtësi, maturi dhe orientim perëndimor, gjithçka që Kurti e ka luftuar. Ta përvetësosh Rugovën pasi e ke sharë, është fyerje për familjen Rugova, historinë dhe qytetarët.


