Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas konferencës së fundit të zv.ministrit Durimishi i cili njoftoi se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë gjatë këtij viti, raporton GazetaBlic.
Sipas Krasniqit, këto punime janë zvarritur me arsyetime koti.
“Merreni me mend efikasitetin e këtyre njerëzve që nga viti i kaluar kanë zvarritur punimet me arsyetime koti, kinse procedura të tenderimit, ndërkohë bëhet fjalë për shtrimin e më pak se 10km asfalt”, shkruan Krasniqi.
Reagimi i plotë:
Pas disa përpjekesh për manipulim me qytetarët rreth stagnimit të punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, herë me arsyetimin e hapjes së tenderëve e herë me procedura tjera që në total parashihnin një përiudhë prej 25 muajsh.
Sot paska dal në konferencë zv/ministri Durmishi për të njoftuar se brenda vitit do të përfundojnë punimet (12 muaj) –
Merreni me mend efikasitetin e këtyre njerëzve që nga viti i kaluar kanë zvarritur punimet me arsyetime koti, kinse procedura të tenderimit, ndërkohë bëhet fjalë për shtrimin e më pak se 10km asfalt.