Lajme

Krasniqi i reagon Bislimit: Eja raporto në Komision, para se ta kushtëzosh BE-në

07/24/2023 18:57
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila është kryetare e komisionit për integrime, e ka ftuar Besnik Bislimin që të raportojë në komision lidhur me detajet e marrëveshjes për deeskalim, para se të bëjë kushtëzime të tilla ndaj BE-së, raporton Gazeta Blic.

Kjo vjen pasi Bislimi tha se pa u hequr masat e BE ndaj Kosovëd, nuk duhet shpallur zgjedhjet në veri.

Ajo përmes një postimi në Facebook i ka thënë se koordinimin nga ShBA-ja e kanë zbritur tek Millan Radoijçiqi.

Postimi i saj i plotë:

z. Bislimin e ftoj publikisht që të respektoj Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të paraqitet për raportim në Komisionin për Integrim Evropian lidhur me detajet e marrëveshjes për deeskalim, para se të bëjë kushtëzime të tilla ndaj BE-së.
Kompromiset në dëm të Kosovës i keni bërë standart të politikës së jashtme.

Mjaft më, ky vend e këta qyterarë nuk ju kanë asnjë borxh të i trajtoni kështu.

Koordinimin nga ShBA-ja i keni zbritur tek Millan Radoijçiqi.