Lajme

Krasniqi i përgjigjet Kurtit: Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë, nënshkrimet e PDK-së i ke nesër

03/21/2024 22:49
nga:G C

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, ai mund ta ndihmojë opozitën.

Kreu i PDK-së ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme duke thënë se ‘prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati për shpërndarjen e Kuvendit’.

“Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë”, i bën thirrje Krasniqi Kurtit.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin!”, është ky reagimi i plotë i Krasniqit.

Abdixhiku i reagon Kurtit për zgjedhjet: Nëse është dorëzu le të dorëhiqet!