Sporti

Krasniqi: I lumtur për debutimin, gjithmonë gati për Kosovën

11/12/2023 23:12
nga:G C

Mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi luajti për herë të parë si titullar me fanellën e Kosovës dhe bëri mjaft mirë në mbrojtjen me tre të trajnerit Gliha, duke dhënë kontributin e tij në suksesin 1-0 ndaj Izraelit.

Pas ndeshjes mbrojtësi 23-vjeçar nuk i fshehu emocionet e debutimit si titullar, teksa theksoi se është gjithmonë gati të nderojë fanellën e Kosovës.

“Kam pasur shumë emocione në fillim, pasi ishte ndeshja e parë nga fillimi, por me kalimin e minutave u harrua çdo gjë dhe isha i përqendruar të bëja sa më mirë.
Fusha ishte pak e rënduar dhe pas golit në pjesën e parë, menduam të qëndrojmë disi më mbrapa dhe të provojmë me kundërsulm. Trajneri vendosi të luajmë kështu dhe bëmë shumë mirë. Mua më përshtatet kjo skemë dhe falënderoj trajnerin dhe shokët e skuadrës për besimin.Ne jemi gjithmonë gati kur na thërret Kosova. Do të bëj gjithmonë maksimumin, sa herë që të më jepet mundësia të luaj”, tha Krasniqi.