Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka thënë sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që nëse kategorikisht po kundërshtojnë votimin e Trustit – atëherë qeveria apo ministrat e tij të japin një alternativë.
“Prapë po e them hajde po e bëjmë me ndonjë amandament ose çka do vetëm ata që kanë nën 20 mijë euro t`u lejohet tërheqja e mjeteve të Trustit”, tha fillimisht Krasniqi.
Por as ky propozim i Krasniqit nuk e ka bindur kryeministrin.
“E ftoj sërish Hekuran Muratin ministrin e Financave që ta thotë prapë se çfarë jemi dukë bërë si qeveri. Më mirë të rrisim borxhin publik sesa të lejohet tërheqja”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
/GazetaBlic


