Pas deklaratave të kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj, ku la të hapur mundësinë e një koalicioni me LVV-në ka reaguar edhe zyrtari i këtij subjekti politik, Vesel Krasniqi.
Krasniqi duke shpërndarë një foto me Limajn shkruan ‘Fatmir Limaj është një politikan i kalibrit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa’ raporton “Gazeta Blic”.
Ai tutje thotë se të njëjtit nuk ‘po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje,sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin’
Reagimi i plotë:
Fatmir Limaj është një politikan i kalibrit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa.
Këta disa, e dikush duket se e kanë problem për ta kuptuar realitetin e kthimit të z. Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës, pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm për shtetin e Kosovës.
Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë për interesa kombëtare.
Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin.
Ne punojmë për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale.


