Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, për vizitën e tij te ish presidenti Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama u kujdes për Kosovën dhe se kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare të UÇK-së, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i tij i plotë:
Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij.
Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë.
Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën.


