Lajme

Krasniqi takohet me shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport

08/16/2023 13:48
nga:N K

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, për një takim të rëndësishëm të zhvilluar me Ambasadorin Michael Davenport, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Gjatë këtij takimi, Krasniqi dhe Davenport kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, por me një theks të veçantë te situata në pjesën veriore të vendit, shkruan Gazeta Blic.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Michael Davenport.

Ai ka bërë të ditur se, kanë diskutuar për “Zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë situatën në Mitrovicën e veriut”.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë situatën në pjesën veriore të vendit. Për PDK-në, sikur gjithmonë, interesi nacional i vendit dhe e ardhmja e sigurt e qytetarëve tanë janë prioritet. Ambasadorin Davenport e falënderova për vizitën dhe kontributin e tij të çmuar në Kosovë!”.

/GazetaBlic/