Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se pas 4 viteve mashtrim Kryeministri Kurti e pranoi që Marrëveshja e Washingtonit ishte e duhur, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur Kurtin mashtrues, për çka ka thënë se do të mbahet mend.
Postimi i saj i plotë:
Pas 4 viteve mashtrim Kryeministri Kurti e pranoi që Marrëveshja e Ëashingtonit ishte e duhur.
Kauza politike e Kurtit ishte sulm brutal ndaj kësaj marrëveshje, madje duke e quajtur edhe tradhti. Sot, në media ndërkombëtare deklaron se, marrëveshja e Washingtonit sjellë stabilitet.
Mashtruesi ka emër dhe ai quhet Albin Kurti. Do të mbahesh mend si kryeministri më mashtrues në vend.
LDK-ja është zgjidhja e vetme për stabilitet ndërkombëtar, politik dhe ekonomik. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin.
#LDK124
#RrezartaKrasniqi36
#BëhuNdryshimi