Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se gjatë dy viteve të kaluara, Qeveria nuk ka qenë e përfshirë në asnjë skandal.
Ndaj kësaj deklarate me anë të një statusi në Facebook reagoi deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila e quajtu Kurtin “mashtrues”.
“Kryeministri Kurti paska deklaruar sot se në 2 vitet e qeverisjes së tij nuk ka ndodhur asnje skandal. Mashtrues i llojit të vet! Realiteti: 2 vjet Qeverisja Kurti – Skandale, nepotizëm, dështim, kthim mbrapa, zhgënjim e çka jo tjetër”, shkroi Krasniqi.
Ajo me këtë rast përmendi disa zhvillime, të cilat i cilësoi si skandale, si Skandalin siç e quajti, Martingate, e cila sipas Krasniqit është afera më e madhe korruptiv, pra ajo e është ajo e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë z. Martin Berishaj.
“E kapen RTK-në, BQK-në, Bordet e Ndërmjarreve Publike, etj. Detyruan mijëra të rinjë e të reja të braktisin vendin, pa shpresë për ditë më të mira, në mesin e tyre edhe policë, mjekë, ushtarë. Ryshfet me grante nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal. Shënuan rekord të importit të mallrave nga Serbia në 371 milion euro në vit! Shtrenjtim 100% i energjisë elektrike. Shtrenjtuan produktet bazike prej 50%. E mbyllur për media dhe përçarëse. Nuk e ndërtuan asnjë çerdhe. Nuk e ndërtuan asnjë banesë për çiftet e reja, por vetëm e rriten tatimin në pronë. Nuk filluan punimet në asfaltim, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë e Podujevë. Nuk e sollen asnjë njohje të re të Pavarësisë së Kosovës. Nuk ndodhi asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare…
Dështimi dhe skandalet do të vazhdojnë të thellohen në ditët në vijim, me qeverinë Kurthi!”, shkroi Krasniqi.


