Lajme

Krasniqi e LDK-së: Delegacioni i Kuvendit nga Kosova falënderoi në Bruksel Viola Von Cramon për përkrahjen për liberalizim të vizave

09/28/2022 15:44
nga:Astrit Gashi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se në ditën e tretë të qëndrimit në Bruksel, delegacioni i përbashkët i Komisionit për Integrim Evropian dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“E falënderova për përkrahjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriterët e përcaktuara për lëvizje të lirë nga viti 2018”, ka shkruar Krasniqi në Facebook pas takimit me Von Cramon.