Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, raporton Gazeta Blic.
“Çdo sulm ndaj gazetarëve, fjalës dhe medias së lirë – është sulm ndaj vet shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Dënoj fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Valon Syla dhe bëj thirrje që sulmuesit të arrestohen dhe të dalin sa më parë para drejtësisë. Çdo sulm ndaj gazetarëve, fjalës dhe medias së lirë – është sulm ndaj vet shtetit të Kosovës.
Demokracia dhe pluralizmi i mendimeve, tolerimi i tjetrit edhe kur nuk pajtohemi, janë vlerat më të mëdha të shoqërisë dhe vendit tonë, prandaj, askush dhe asgjë nuk ka të drejtë t’i cënojë ato.


