Lajme

Krasniqi: Drenasi, bastioni i pathyeshëm i PDK-së

02/05/2025 20:59
nga:Genita C

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka lavdëruar Drenasin për përkrahjen e fuqishme dhe bashkimin që dëshmoi në fushatën zgjedhore, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Drenasi ka treguar gatishmëri për fitore dhe premtoi se pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën si Kryeministër, do të vijë një e ardhme më e mirë për të gjithë.

E plotë:

Drenasi, bastioni i pathyeshëm i PDK-së, edhe një herë e dëshmoi veten: Fuqishëm! Të bashkuar! Të gatshëm për fitore! Faleminderit nga zemra. Me Bedri Hamzën Kryeministër pas 9 shkurtit, #MaMirë do të jetë për të gjithë! 🙏
#PDK131 #MaMirë