Lajme

Krasniqi: Dole, ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi

12/05/2021 18:58
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit, Bob Dole.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Dole do t’i mungojë Kosovës.

“Thellë i pikëlluar me lajmin për vdekjen e Senatorit Bob Dole, mikut të madh të Kosovës dhe popullit tonë, i cili parreshtur mbështeti rrugën tonë drejt lirisë, që nga ditët e rënda në fillim të viteve ’90, në themelimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur e deri në ditët e sotme”.

“Senatori Dole, ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi. Ai do të na mungojë, por trashëgimia e tij do jetojë përgjithmonë, bashkë me historinë e shtetit tonë sovran”,ka thënë Krasniqi.