Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të kthehet sonte në ring, ku do të përballet sërish me Dominic Boesel, për ta mbrojtur titullin kampion që e fitoi para një viti.
Krasniqi do të zhvillojë rimeçin me Dominic Boesel, të cilin e mposhti me 10 tetor të vitit 2020 në raundin e tretë me nokaut, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas asaj fitore, Krasniqi u shpall kampion bote IBO dhe WBA në peshat gjysmë të rënda.
Megjithatë, ditë më parë u zyrtarizua nga boksieri shqiptar se do të ketë rimeç me Dominic Boesel, i cili do të luhet me 9 tetor të këtij viti, respektivisht natën e sontme.
Kuotat e basteve i kanë dhënë dukshëm përparësi boksierit me origjinë shqiptare, atje ku Krasniqi ka kuotë 1.26, kurse Dominic Boesel ka kuotë 3.00.
Kjo është një paqyrim i qartë i avantazhit që ka Haxhi Krasniqi ndaj kundërshtarit të tij.
/GazetaBlic Sport/


