Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, ka folur në lidhje me takimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me veteranët e UÇK-së, i cili pritet të mbahet nesër.
Ai u shpreh se beson që kryeministri Kurti do të ofrojë zgjidhje për veteranët.
Krasniqi tha se kjo zgjidhje do të jetë e mbështetur në ligje.
“Shihet se kryeministri shprehi gatishmërinë, që është dashur dhe e ka obligim për t’a shprehur në mënyrë të vullnetshme për t’u takuar. Besoj se kryeministri do të oftojë zgjidhje që ia mundësojnë ligjet, për të cilat është i detyruar të zbatojë, vullneti është. Nëse dikush meriton për t’iu ofruar një zgjidhje më ideale të mundshme, janë veteranët”, u shpreh ai.
Tutje, Krasniqi u shpreh se Kurti i ka takuar veteranët edhe si kryeministër, por edhe në kohën kur nuk ishte në këtë pozitë.
“Albin Kurti i ka takuar veteranët edhe pa qenë kryeministër edhe si kryeministër, ai ka edhe këshilltarin e tij i cili merret ekskluzivisht me këto çështje. Kryeministri drejton qeverinë, qeveria nuk merret vetëm me një shtresë të shoqërisë”, tha ai në KlanKosova.


