Lajme

Krasniqi: BE-ja nuk i heq masat para afatit 6-mujor, kërkon neutralitet ndaj zhvillimeve politike në vend

12/09/2025 20:44
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka kritikuar vazhdimin e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të pashpjegueshme, të padrejta dhe të paarsyeshme.

Por ndërsa Osmani kërkoi mbështetje për heqjen e menjëhershme të tyre, analisti politik Kolë Krasniqi thotë se BE-ja nuk do ta bëjë një gjë të tillë para afatit prej gjashtë muajsh.

Në FIVE Krasniqi sqaroi se pavarësisht se Këshilli i Evropës më 18 dhe 19 dhjetor pritet të paralajmërojë heqjen graduale të masave, ato nuk do të shfuqizohen plotësisht para skadimit të periudhës gjashtëmujore.

Sipas tij, arsyet janë të natyrës politike dhe lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet në Kosovë.

“Tash me 18 dhe 19 Këshilli i Evropës do të t’i paralajmëroj heqjen graduale të masave. Mirëpo nuk do t’i heq ato masa para afatit 6 mujor. Për faktin se dëshiron të qëndroj krejtësisht neutral në rrjedhat politike, në zgjedhjet këtu te ne… Është mirë që nuk do të hiqen menjëherë sepse edhe nëse i heq, si e mundësi t’i implementohen. Masat janë shumë të rënda për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.