Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka arritur para pak çastesh në sallën ku do të mbahet Konventa e Përgjithshme e partisë, e cila pritet të nisë pas rreth gjysmë ore.
Krasniqi është informuar se të gjitha përgatitjet janë finalizuar, ndërsa edhe vetë ka qenë i përfshirë në organizim.
Për emocionet dhe pritjet në këtë ditë, ai tha se do të deklarohet sapo të vijnë delegatët dhe të nisë zyrtarisht konventa.



