Lajme

Krasniqi: Anton Çeta kishte synim madhor unitetin e vendit

11/03/2022 13:38
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar Anton Çetën.

Krasniqi ka thënë se ai kishte një synim madhor që ishte ai i unitetit të vendit.

Më tej, Krasniqi ka thënë se ai do të mbahet në mend si një figurë me kontribut shumëdimesional.

Tutje, Krasniqi ka thënë se do të jetë përherë mirënjohës për jetën dhe veprën e tij.

Këtu keni postimin e plotë:

“27 vjet pa plakun e urtë Anton Çetta!

Sot, kujtojmë kreun e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, albanologun dhe mbledhësin e folklorit shqip, Anton Çetta.

Profesor Çetta do të mbahet mend si figurë me kontribut shumëdimensional në shoqërinë tonë, emri i të cilit mbetet i pazëvendësueshëm në historinë e shekullit XX të Kosovës.

Angazhimi dhe veprimtaria e tij u bë shkas për unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund epokës së gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave në shoqërinë tonë, për t’u mbledhur rreth një synimi madhor, që ishte çlirimi i vendit.

Përherë mirënjohës për jetën dhe veprën e Anton Çettës”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.