Lajme

Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj e Limaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin te Osmani

10/30/2025 12:32
nga:G B

Krerët e partive, PDK, LDK, AAK dhe Nisma, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nesër në ora 12:00 nga presidentja Vjosa Osmani.

Osmani i ka ftuar në takim krerët e partive politike, pas dështimit të formimit të qeverisë më 26 tetor, nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti.

Nga PDK, pjesëmarrjen e Memli Krasniqit e konfirmoi për Gazeta Blic, Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së.

“Po e kemi marrë ftesën dhe kryetari merr pjesë”, tha Çitaku për Gazeta Blic.

Nga LDK, pjesëmarrjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, do të marrë pjesë”, tha Mustafa për Gazeta Blic.

Pjesëmarrjen e Ramush Haradinaj, kryetar të AAK-së, e konfirmoi për Gazeta Blic zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, do të marrë pjesë në takim”, tha Xhemaili për Gazeta Blic.

Ndërsa, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, konfirmoi vet pjesëmarrjen e tij në takim te Osmani.

“Po, do të marrim pjesë”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë kthyer përgjigje për Gazeta Blic nëse kreu i partisë, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takim./Gazeta Blic/

Dështimi i formimit të Qeverisë, Presidentja fton në takim krerët e partive politike