Lajme

Krasniqi: 9 nëntori, mundësi për vazhdimin e qeverisjes së mirë të PDK-së

11/03/2025 12:06
nga:Genita C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka hapur zyrtarisht fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, duke e quajtur atë “rrugën drejt fitores së punës, besimit dhe përvojës”, raporton GazetaBlic.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi ka theksuar se PDK garon në gjashtë komuna me kandidatë të dëshmuar dhe programe konkrete: Shaqir Totaj në Prizren, Arian Tahiri në Mitrovicë, Ferit Idrizi në Vushtrri, Sabedin Vishi në Kaçanik, Sokol Bashota në Klinë dhe Shaban Shabani në Dragash.

“Kryetarët nga radhët e PDK-së kanë bërë punë të jashtëzakonshme edhe pa mbështetjen e nivelit qendror. Balotazhi i 9 nëntorit është mundësi për vazhdimin e shembullit më të mirë të qeverisjes lokale,” ka shkruar ai.

Krasniqi ka shtuar se 9 nëntori është “dita e qytetarëve, e vlerave dhe e fitores”, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj kandidatëve të PDK-së.

Postimi i plotë: