Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve nga kategoria e kursimeve për pagat e punëtorëve të RTK-së.
Krasniqi thotë se 28 dhjetori do të jetë mesazhi më i mirë për ata që saktë 28 ditë bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së.
Ajo thotë se vendimet e tilla që janë sinonim i kësaj qeverisje në ikje, tashmë janë parë qartë nga të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
28 dhjetori do të jetë mesazhi më i mirë për ata që saktë 28 ditë bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së.📆
As grevat e as thirrjet publike nuk iu bënë punë, e sot çuditërisht paskan dalë me një zgjidhje që deri pak orë më parë thonin se nuk ekzistonte.❗
Ky presion ndaj gazetarëve, ndaj të gjithë atyre familjeve e individëve që janë ndikuar nga ky shantazh publik i pushtetit, është saktësisht pasqyra më e mirë e atyre që me bllokada të panevojshme, nuk e kursejnë askënd.
Vendimet e tilla që janë sinonim i kësaj qeverisje në ikje, tashmë janë parë qartë nga të gjithë qytetarët.🔍


