Lajme

Krasniqi: 25, 26 e 27 marsi 1999 ditët më të vështira, gratë e Krushës së Madhe shembull i mosdorëzimit

03/26/2023 11:29
nga:Genita C

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se 25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe, raporton GazetaBlic.

Krasniqi theksoi se mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë.

Krasniqi përmendi edhe gratë e Krushës së Madhe ku thotë se, se janë shembull i mosdorëzimit.

Shkrimi i plotë:

25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati.

Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën.

Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit.

Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!