Lajme

Krasniqi: 15 vjet pa Fadil Feratin, por me veprën dhe idealet e tij gjithmonë pranë!

01/30/2025 15:14
nga:G B

Kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka kujtur Fadil Feratin në 15 vjetorin e tij të vdekjes, raporton Gazeta Blic.

“Sot, në Akademinë Përkujtimore dhe homazhet për këtë burrë të madh të LDK-së dhe Istogut, nderuam kujtimin e një vizionari që i shërbeu me përkushtim Kosovës dhe qytetarëve të saj. Tani, rrugën e tij po e vazhdon me përkushtim i biri, Iliri, duke udhëhequr Istogun me të njëjtat vlera dhe vizion”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

15 vjet pa Fadil Feratin, por me veprën dhe idealet e tij gjithmonë pranë!

Sot, në Akademinë Përkujtimore dhe homazhet për këtë burrë të madh të LDK-së dhe Istogut, nderuam kujtimin e një vizionari që i shërbeu me përkushtim Kosovës dhe qytetarëve të saj. Tani, rrugën e tij po e vazhdon me përkushtim i biri, Iliri, duke udhëhequr Istogun me të njëjtat vlera dhe vizion.

Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Feratit!