Lajme

Krasniqi-Kurtit: Je duke luajtur me zjarr, hajde shkojmë në veri, “çlirimtar i serbëve”

06/02/2023 11:55
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur sot në Kuvend për situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Krasniqi ka deklaruar se nuk po i beson fjalët që i ka dëgjuar nga kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi i ka thënë Kurtit se me fjalimin e mbajtur ka ngjarë me një gazetar mediokër të një televizioni shtetëror

“Ti po këqyr me demokratizu Serbinë, rri more këqyri puntë e tuja. Kosova llugë, njerëzit po ikin, ti merresh me Serbinë”, ka deklaruar Krasniqi.

Madje, Krasniqi ka thënë se Kurti po i rrezikon kryetarët e rinj shqiptarë në veri, ndërsa e ka ftuar Kurtin edhe për vizitë atje.

“Ti po ju thu atyne shkoni në zyrë, po vet keni shku me pancir e me Njësi Speciale. Shko prap, pse spo shkon? Hajde shkojmë bashkë, a guxon kryeministër?.Qe unë vij me ty Hajde po shkojmë na të dy bashkë. Po shkojmë në objektin e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut e Zvecanit. Pse po insiston me i cu tre njerëz që janë pjesë e popullit shqiptar, që janë pjesë e vuajtur që 23 vjet. Hajde shkojna bashkë në veri, hijm me ta në zyre, rrijm me ta”, ka thënë Krasniqi.

Kransiqi i ka thënë Kurtit se je duke luajtur me zjarr.

“Nëse të ka mbet marak zjarri të kaluarës, mos u mundu me dhezë zjarm të tashmës, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përveç që ke synime të tjera”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Tutje kreu i PDK-së i ka thënë Kurtit se nga fjalimi i mbajtur në Kuvend, krejt çfarë tregoi Kurti ka qenë qëllimi me i çliru serbët. Kransiqi e ka quajtur Kurtin madje “çlirimtar i serbëve”