Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar Bedri Hamzën në Mitrovicë, teks”a ka thënë se ai “ka mentoruar dhe frymëzuar një brez të ri liderësh brenda PDK-së, ndërsa që pas tij vjen Arian Tahiri, raporton Gazeta Blic.
“Prandaj, puna e mirë në Mitrovicë nuk do të ndalet. Përderisa unë dhe Bedriu edhe sot e thamë që jemi krenarë për Arianin, mitrovicasit tashmë nuk kanë asnjë dyshim: zhvillimi i qytetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, energji dhe vizion përpara”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Ndër shumë punë të mira që ka bërë për vendin, Bedri Hamza ka mentoruar dhe frymëzuar një brez të ri liderësh brenda PDK-së. Arian Tahiri është shembulli i fundit i këtij vizioni, me të cilin Bedriu ka ndarë qeverisjen në Mitrovicë gjatë katër viteve të fundit.
Prandaj, puna e mirë në Mitrovicë nuk do të ndalet. Përderisa unë dhe Bedriu edhe sot e thamë që jemi krenarë për Arianin, mitrovicasit tashmë nuk kanë asnjë dyshim: zhvillimi i qytetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, energji dhe vizion përpara.
Sepse pas Bedriut, vjen Ariani!


