Sulmuesi kroat, Andrej Kramaric ka hedhur poshtë idenë se ndeshja për vendin e tretë me Marokun është e pa vlerë.
Dy skuadrat do të takohen në stadiumin ”Khalifa International” pas disfatës së tyre në gjysmëfinalet respektive kundër Argjentinës dhe Francës.
Për skuadrën e Zlatko Daliç, ata nuk arritën në një finale të dytë radhazi, pasi u mundën nga Les Bleus në Rusi 2018.
Kramariç thotë se ata do të përpiqen ta fitojnë ndeshjen, pasi kështu do të zenë një vend në histori.
“Marokenët po luftojnë për lavdinë e tyre, sepse nëse fiton një medalje në një Kupë Botërore, bëhesh një hero i pavdekshëm në vendin tënd. Kjo është e njëjta gjë që ne do të bëjmë”, deklaroi Kramariç.
Pavarësisht nga rezultati, Maroku është skuadra më e famshme e një kupe bote në historinë e Afrikës, pasi është i pari nga kontinenti që arriti në një gjysmëfinale.