Lajme

Kraki thotë se “nuk u përdor FSK-ja” gjatë operacionit në Ujman

07/29/2025 18:32
nga:G B

Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për prezencën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, duke thënë se ajo nuk është përdorur gjatë operacionit në Ujman.

Kraki u shpreh se kjo dëshmon që shteti i Kosovës gjendet pranë qytetarëve, siç tha ai, në të mirë dhe në të keq, përcjell Klankosova.tv.

“Jo nuk u përdor FSK-ja. Së pari duhet t’i shprehim ngushëllime familjes së personit që u gjet sot, fatkeqësisht i vdekur. Tjetra që duhet me u thënë është se kjo dëshmon që shteti i Kosovës gjendet pranë qytetarëve, si në të mirë, si në te keq dhe dora e shtetit është aty”.

“FSK-ja dëshmon prej vitesh tashmë që është përgatitur, ka potencial, kapacitete edhe teknike, motorike dhe njerëzore për misione komplekse. Kjo është ana pozitive, absolutisht secili qytetarë i Kosovës, pa dallim etnik, duhet t’i gëzohet këtij fakti, sepse aty janë KFOR-i në pjesën veriore, por KFOR-i ndoshta nuk i ka tashmë në Kosovë, se nuk ka prezencë edhe të madhe, nuk ka ekipe kërkim-shpëtimi aq të kompletuara siç i ka FSK-ja”.

“Kjo është shumë e mirë, ndodh diçka në veri, në jug, kudo, apo në Shqipëri herën e fundit kur ka intervenuar dhe ndihmuar FSK-ja, ne duhet të krenohemi me kapacitete që janë duke u ndërtuar si në polici, ashtu edhe në ushtri”, u shpreh tutje ai.