Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me debatin për iniciativën për shfuqizimin e urdhrit ekzekutiv për ndalimin e shamisë në shkollat e Kosovës.
Kraki ka thënë se “shamia mbi koken e nje vajze nen 18 vjeçe eshte thjesht dhune direkte mbi te drejten e asaj vajze per te qene femijë”.
“Eshte perde e zeze mbi dritaren nga e cila enderrohet dhe imagjinohet e ardhmja. Ajo dritare NUK DUHET te mbulohet.
Femijet kane nevoje per edukim e shkollim pa ASNJE ngarkese metafizike dhe çdo pretendim se nje femije eshte i pavarur ne vendimet qe merr eshte utopik dhe i pabaze”, ka shkruar Kraki.
Ai më tutje ka theksuar se “shteti e shoqeria e kane detyrim qe, para çdo lirie tjeter, personave nen moshen 18 vjeç tua garantojne te drejten per te qene femijë sikurse e kane detyrim t’u kerkojne prinderve qe ajo e drejte te mos cenohet”.
Në fund të shkrimit të tij, Kraki ka postuar edhe një video.


