Deputeti i Listës “GUXO”, Nezir Kraki ka sulmuar të gjithë ata të cilët i kanë prirë protestës gjithëkombëtare që u mbajtë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ai ka thënë se aty mungoi Fatmir Sheholli, i cili javë më parë u arrestua nën dyshimin për spiunazh.
Kraki madje ëshë lëshuar edhe më shumë në akuzua duke thënë se “Serbia ka shumë Fatmir Sheholla në mesin tonë”.
“Dje n’Tiranë mungoi Fatmir Sheholli. Spiun i Serbisë dhe mik i ngushtë i shumë prej atyre qe ishin ne rreshtin e pare. Serbia ka shume fatmir sheholla ne mesin tone, prandaj gjykata speciale u realizua aq shpejt dhe pati aq shume lobues. #kosova Shtet”, ka shkruar Kraki.



